Projekti “SHPRESË”, dhe Fakulteti i Edukimit në Prizren pritën në vizitë delegacionin e Caritasit zvicerian

Zyrtarë kryesor të Caritasit zvicerian me seli në Bern të Zvicrës këto ditë kanë qënduar për vizitë në Kosovë, të përfaqësuara nga nga Znj. Sandra Ege (Drejtoreshë e Programit për Kosovë) dhe Znj. Christine Holesek (Zyrtare e Programit për Kosovë), dhe po ashtu, Drejtorin e ri të Caritasit Zviceran në Kosovë, z. Gerhard Schaumberger.

Qëllimi i vizitës ishte organizimi i aktiviteteve me studentë nën udhëheqjen e profesorëve, në klasën e pajisur nga Caritasi Zviceran, dhe takim i shkurtër me përfaqësuesit e grupit punues, diskutim rreth bashkëpunimit, rezultateve të arritura në mes të Projektit “SHPRESË”, Caritasi Zviceran, dhe Fakultetit të Edukimit në Prizren.

Të tria palët u dakorduan për thëllimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit për projektet e radhës.