Mbahet punëtoria nga Caritasi Zviceran në Fakultetin e Edukimit

Mbahet punëtoria nga Caritasi Zviceran në Fakultetin e Edukimit

Caritasi Zviceran në Kosovë, në kuadër të projektit #SHPRESE, bashkë-organizoi një tryezë diskutimi me Fakultetin e Edukimit në Prizren, dhe në bashkëpunim me Fakultetet e Edukimit në Gjakovë, Gjilan, dhe Mitrovicë, nën tematikën: Rëndësia e krijimit të një ekosistemi stimulues për zhvillimin në fëmijëri të hershme (ZHFH), dhe me fokus në temën e #mirëqenies.

Bashkë me 5 profesorë nga fakultetet partnere, dhe një edukatore para-fillore, patëm mundësi të prezantojmë dhe diskutojmë konceptet të cilat kontribuojnë në #mirëqenien e fëmijëve dhe krijimin e një ekosistemi stimulues të ZHFH. Zhvillimi fizik, emocional, social dhe kognitiv, qasja e të mësuarit përmes lojës, kompetencat për të ardhmen, ndikimi i mjedisit dhe bashkëpunimi me prindër ishin disa nga temat në fokus.

Disa nga përfundimet kyçe nga paneli dhe pjesëmarrësit janë paraqitur në fotografinë më poshtë.

Falënderojmë studentët e tanishëm dhe të diplomuar nga Fakulteti i Edukimit në Prizren, edukatorët, profesorët, përfaqësuesit e tjerë të fakultetit, dhe pjesëmarrësit të cilët na u bashkuan virtualisht për pjesëmarrjen në diskutimin tonë dhe dhënien e kontributeve të rëndësishme. Falënderojmë Fakultetin e Edukimit në Prizren, profesoreshat Serdan Kervan dhe Pranvera Jetishi për mikpritjen dhe bashkë-organizimin e ngjarjes me ne.