image_pdfimage_print
You are here:

Njoftim për diskutim publik të punimit të masterit të kandidates Denisa Mujo

Në mbështetje të nenit 37 të Rregullores me nr. prot. 01-43/A, datë 25.01.2024, për përcaktimin e kritereve të studimeve Master, njoftohen të interesuarit se punimi i Masterit i kandidates Denisa Mujo, studente në Fakultetin e Edukimit, në programin “Shkencat e Edukimit”, specializimi “Mësimdhënie dhe Kurrikulë” (MA), 120 ECTS, në gjuhën mësimore boshnjake, me temën:

“Psihološki faktori koji utječu na školski uspjeh učenika u savremenom obrazovnom okruženju”,

është dorëzuar në Bibliotekën e Universitetit dhe do të jetë në diskutim publik për një (1) javë, duke filluar nga data e publikimit të këtij njoftimi.

Gjatë periudhës së diskutimit publik, të gjithë të interesuarit mund ta konsultojnë punimin në ambientet e Bibliotekës së Universitetit. Vërejtjet, komentet apo sugjerimet eventuale lidhur me punimin mund të paraqiten me shkrim në Fakultetin e Edukimit, brenda afatit të diskutimit publik.