Misioni i Programit Master në Shkencat e Edukimit
Synojmë të ndërtojë një mjedis të përgjegjshëm dhe të përkushtuar ndaj mësimdhënies cilësore, hulumtimit shkencor, kontributit të qëndrueshëm në komunitet si dhe duke mbështetur ndërkombëtarizimin dhe diversitetin etnik dhe kulturor, të jemi model për inovacion në fushën e arsimit, në nivel lokal dhe ndërkombëtar.
Vizioni
Vizioni i programit është të jetë një qendër e shquar e shkencës së edukimit, që formon mendimtarë, hulumtues, dhe zhvillues të kurrikulave të cilët do të jenë inovatorë dhe agjentë të ndryshimeve pozitive në fushën e arsimit. Kjo do të arrihet duke përdorur njohuri të fundit shkencore, teknologji inovative, dhe një përqendrim të thellë në praktikat më të mira pedagogjike. Përmes partneriteteve të fortë me institucione arsimore, shkencore dhe komunitare, programi synon të ndërtojë lidhje të qëndrueshme dhe të kontribuojë në zhvillimin e arsimit në nivel lokal dhe global.
Rezultatet e të nxënit të programit janë zhvilluar duke pasur parasysh nivelin e Kornizës së Kualifikimeve. Me përfundimin e këtij programi:
- Studentët hulumtojnë, identifikojnë sfidat dhe në mënyrë kritike analizojnë praktikat mësimore duke përdorur metodat e kërkimit për gjetjen e zgjidhjeve.
- Zhvillojnë, vlerësojnë dhe të zbatojnë kurrikula inovative dhe strategji të mësimdhënies që përmbushin synimet arsimore.
- Zbatojnë metodat efektive të mësimdhënies cilësore duke intergruar teknologjitë dhe inovacionet mësimore.
- Zhvillojnë aftësitë të projektimit, realizimit, analizimit dhe interpretimit të hulumtime kualitative dhe kuantitative në fushën e edukimit.
- Implementojnë strategji të menaxhimit efikas të klasës inkuluzive.
- Zhvillojnë aftësi udhëheqëse dhe kontribuojnë në ndërgjegjësimin dhe zhvillimin profesional në fushën e arsimit.
- Zhvillojnë aftësi të komunikimit dhe bashkëpunimit ekipor në mjediset arsimore.
- Përdorin teknologjitë e informacionit dhe komunikimit për përmirësimin e mësimdhënies duke përshtatur praktikat e tyre në kontekstin dixhital.
- Zotërojnë aftësitë mbi diversitetin kulturor dhe gjuhësor duke u përshtatur me nevojat e një grupi të ndryshëm të nxënësve.
- Zbatojnë standardet për krijimin e një ambienti miqësor për mësimdhënie dhe mësimnxënie, bazuar në kuptimin e marrëdhënies midis teorisë dhe politikave të kurrikulës;
- Ekzaminojnë dhe zbatojnë modele bashkëkohore në procesin e vlerësimit të studentëve, vlerësimin e mësuesve, vlerësimin e shkollave dhe kurrikulën në tërësi.
- Shqyrtojnë në mënyrë kritike dhe kontribuojnë në proceset e mësimdhënies dhe zhvillimit të kurrikulës përmes përfshirjes në aktivitetet e zhvillimit profesional të mësuesve dhe kërkesave përkatëse arsimore të legjislacionit;

