Njoftim për mbrojtjen publike të punimit të masterit të kandidaties Emina Hodža
Në mbështetje të nenit 37 të Rregullores me nr. prot. 01-43/A, datë 25.01.2024, për përcaktimin e kritereve të studimeve Master, njoftohen të gjithë të interesuarit se kandidatja Emina Hodža, studente në Fakultetin e Edukimit, në programin e studimit “Shkencat e Edukimit”, specializimi “Mësimdhënie dhe Kurrikulë” (MA), 120 ECTS, në gjuhën mësimore boshnjake, do të bëjë mbrojtjen publike të punimit Master, me temën:
“Primjena savremenih nastavnih strategija u funkciji razvoja kritickog misljenja kod ucenika”
Mbrojtja publike e punimit të Masterit do të mbahet më 15.07.2026 (e mërkurë), me fillim në ora 11:00, në Sallën 141 të Fakultetit të Edukimit, para komisionit në përbërje:
- Ass. Dr. Esad Kurejshepi – Kryetar;
- Asoc. Dr. Vedat Bajrami – Mentor;
- Asoc. Dr. Ajka Alijli – Anëtare.
Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në mbrojtjen publike të punimit të Masterit.



