Njoftim për mbrojtjen publike të punimit të masterit të kandidatit Veljid Hadžisin
Në mbështetje të nenit 37 të Rregullores me nr. prot. 01-43/A, datë 25.01.2024, për përcaktimin e kritereve të studimeve Master, njoftohen të gjithë të interesuarit se kandidati Veljid Hadžisin, student në Fakultetin e Edukimit, në programin e studimit “Shkencat e Edukimit”, specializimi “Mësimdhënie dhe Kurrikulë” (MA), 120 ECTS, në gjuhën mësimore boshnjake, do të bëjë mbrojtjen publike të punimit Master, me temën:
“Uloga kurikuluma i nastavnih strategija u prevazilaženju kognitivne disonance kod darovitih učenika”
Mbrojtja publike e punimit të Masterit do të mbahet më 21.07.2026 (E Marte), me fillim në ora 11:00, në Sallën 141 të Fakultetit të Edukimit, para komisionit në përbërje:
- Asoc. Dr. Vedat Bajrami – Kryetar;
- Asoc. Dr. Ajka Alijli – mentore;
- Asoc. Dr. Esad Kurejshepi – anëtar.
Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në mbrojtjen publike të punimit të Masterit.



