Njoftim për diskutim publik të punimit të masterit të kandidates Emina Hodža
Në mbështetje të nenit 37 të Rregullores me nr. prot. 01-43/A, datë 25.01.2024, për përcaktimin e kritereve të studimeve Master, njoftohen të interesuarit se punimi i Masterit i kandidates Emina Hodža, studente në Fakultetin e Edukimit, në programin “Shkencat e Edukimit”, specializimi “Mësimdhënie dhe Kurrikulë” (MA), 120 ECTS, në gjuhën mësimore boshnjake, me temën:
“Primjena savremenih nastavnih strategija u funkciji razvoja kritickog misljenja kod ucenika”,
është dorëzuar në Bibliotekën e Universitetit dhe do të jetë në diskutim publik për një (1) javë, duke filluar nga data e publikimit të këtij njoftimi.
Gjatë periudhës së diskutimit publik, të gjithë të interesuarit mund ta konsultojnë punimin në ambientet e Bibliotekës së Universitetit. Vërejtjet, komentet apo sugjerimet eventuale lidhur me punimin mund të paraqiten me shkrim në Fakultetin e Edukimit, brenda afatit të diskutimit publik.



