Njoftim për diskutim publik të punimit të masterit të kandidates Sevilay Igci Hapci
Njoftim për diskutim publik të punimit të masterit të kandidates Sevilay Igci Hapci
Në mbështetje të nenin 37 të Rregullores me nr. prot. 01-43/A, datë 25.01.2024, për përcaktimin e kritereve të studimeve Master, njoftohen të interesuarit se punimi i Masterit i kandidates Sevilay Igci Hapci, studente në Fakultetin e Edukimit, në programin “Shkencat e Edukimit”, specializimi “Mësimdhënie dhe Kurrikulë” (MA), 120 ECTS, në gjuhën mësimore turke, me temën:
“Öğretmenler İçin Yapay Zekâ Pedagojik Yeterlilik Ölçeğinin Geliştirilmesi”
është dorëzuar në Bibliotekën e Universitetit dhe do të jetë në diskutim publik për një (1) javë, duke filluar nga data e publikimit të këtij njoftimi.
Gjatë periudhës së diskutimit publik, të gjithë të interesuarit mund ta konsultojnë punimin në ambientet e Bibliotekës së Universitetit. Vërejtjet, komentet apo sugjerimet eventuale lidhur me punimin mund të paraqiten me shkrim në Fakultetin e Edukimit, brenda afatit të diskutimit publik.



