Njoftim për mbrojtjen publike të punimit të masterit të kandidates Efsa Toska
Në mbështetje të nenin 37 të Rregullores me nr. prot. 01-43/A, datë 25.01.2024, për përcaktimin e kritereve të studimeve Master, njoftohen të interesuarit se kandidatja Efsa Toska, studente në Fakultetin e Edukimit, në programin “Shkencat e Edukimit”, specializimi “Mësimdhënie dhe Kurrikulë” (MA), 120 ECTS, në gjuhën mësimore turke, do të bëjë mbrojtjen publike të punimit Master, me temën:
“İhmal Edilen Programa Yönelik Bir Ölçek Geliştirme Çalışması”
Mbrojtja publike e punimit të Masterit do të mbahet më 14.07.2026 (e marte), me fillim në ora 14:00, në Sallën 140 të Fakultetit të Edukimit, para komisionit në përbërje:
- Asoc. Dr. Soner Yildirim– Kryetar;
- Asoc. Dr. Serdan Kervan – mentor;
- Asoc. Dr. Esen Spahi Kovaç – anëtare.
Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në mbrojtjen publike të punimit të Masterit.



