Njoftim për mbrojtjen publike të punimit të masterit të kandidaties Sinem Salah Zaymi
Në mbështetje të nenit 37 të Rregullores me nr. prot. 01-43/A, datë 25.01.2024, për përcaktimin e kritereve të studimeve Master, njoftohen të gjithë të interesuarit se kandidatja Sinem Salah Zaymi, studente në Fakultetin e Edukimit, në programin e studimit “Shkencat e Edukimit”, specializimi “Mësimdhënie dhe Kurrikulë” (MA), 120 ECTS, në gjuhën mësimore turke, do të bëjë mbrojtjen publike të punimit Master, me temën:
“Ortaokul Öğrecilerinin Kullandığı Öğrenme Stratejileri ile Matematik Kaygısı Aarasındaki İlişkinin İncelenmesi”
Mbrojtja publike e punimit të Masterit do të mbahet më 23.07.2026 (E Enjte), me fillim në ora 14:00, në Sallën 140 të Fakultetit të Edukimit, para komisionit në përbërje:
- Asoc. Dr. Serdan Kervan – Kryetare;
- Asoc. Dr. Munevver Muyo Yildirim – mentore;
- Asoc. Dr. Esen Spahi Kovaç– anëtare.
Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në mbrojtjen publike të punimit të Masterit.



