

U mbajt takimi koordinues i projektit ValuED në Mynih të Gjermanisë
Më 24–25 mars 2026, në Ludwig-Maximilians-Universität München, u mbajt takimi koordinues i projektit ValuED, në të cilin partnerët e projektit u mblodhën për të reflektuar mbi punën e realizuar gjatë dy viteve të fundit dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm për fazën vijuese të projektit.
Projekti ValuED udhëhiqet nga Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtinës. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve partnere, përfshirë Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, të përfaqësuar nga Prof. asoc. dr. Vedat Bajrami, dekan i Fakultetit të Edukimit, si dhe Prof. ass. dr. Jasmin Jusufi.
Gjithashtu, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Universität Graz, Kosova Education Center (KEC) dhe LMU Munich.
Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me koordinimin e aktiviteteve të projektit, avancimin e kapaciteteve profesionale, ndërhyrjet në shkolla, zhvillimin e udhërrëfyesve institucionalë dhe politikave në fushën e edukimit të bazuar në vlera, trajnimet për mësimdhënës dhe udhëheqës shkollorë, si dhe planifikimin e ndërhyrjeve në shkolla.
Takimi shërbeu si një platformë e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve, përafrimin strategjik të aktiviteteve dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm në zbatimin e projektit ValuED.
Ky aktivitet u organizu a në kuadër të projektit ValuED, i bashkëfinancuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian.




