

FTESË PËR PJESËMARRJE
UNIVERSITETI I PRIZRENIT
FAKULTETI I EDUKIMIT
FTESË PËR PJESËMARRJE
Të nderuar,
Në kuadër të projektit të Fakultetit të Edukimit, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë:
“Analiza e sistemit arsimor në Kosovë dhe strategjitë për përmirësimin e rezultateve në PISA”
Qëllimi i kësaj tryeze është diskutimi i gjendjes aktuale të sistemit arsimor në Kosovë, identifikimi i sfidave kryesore dhe shkëmbimi i ideve e rekomandimeve konkrete për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe rezultateve të nxënësve në testimin ndërkombëtar PISA.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë profesorë universitarë, përfaqësues të institucioneve arsimore, mësimdhënës dhe studentë.
Data: 26.05.2026; Ora:16.15
Vendi: Salla nr.140
Pjesëmarrja dhe kontributi juaj do të jenë shumë të rëndësishme për suksesin e këtij aktiviteti.



