

Java e Mirëseardhjes për Studentët e Rinj
Në kuadër të Javës së Mirëseardhjes, më 1 tetor 2025, duke filluar nga ora 10:00, në Amfiteatrin e Universitetit, do të mbahet ceremonia qendrore e mirëpritjes për studentët e rinj.
Pas kësaj ceremonie, Fakulteti i Edukimit organizon pritjen solemne për studentët e vitit të parë. Takimi mirëpritës do të zhvillohet në Amfiteatrin e Fakultetit të Edukimit, duke filluar nga ora 12:00.
Ky aktivitet ka për qëllim:
- Njohjen e studentëve me stafin akademik,
- Prezantimin e programeve të studimit,
- Sqarimin e procedurave administrative të fakultetit.
Folësit e takimit orientues:
- asoc. dr. Vedat Bajrami, Dekan i Fakultetit të Edukimit
- ass. dr. Artan Reshani, Shef i Programeve Studimore BA në gjuhën mësimore shqipe
- asoc. dr. Ajka Aljilji, Shefe e Programeve në gjuhën boshnjake
- asoc. dr. Elsev Birna Lopar, Shefe e Programeve në gjuhën turke
Ky aktivitet përbën një mundësi të rëndësishme për studentët e rinj që të njihen nga afër me përbërjen akademike dhe strukturat organizative të Fakultetit të Edukimit. Përmes këtij takimi, synohet ofrimi i informacionit gjithëpërfshirës lidhur me programet studimore, proceset akademike dhe aspektet thelbësore të jetës universitare.
Pjesëmarrja në këtë ngjarje është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të suksesshëm në komunitetin universitar. Ju mirëpresim me konsideratë të lartë dhe ju dëshirojmë një fillim të mbarë dhe të suksesshëm në rrugëtimin tuaj akademik.



