

Bordi Këshillëdhënës Industrial i Fakultetit të Edukimit ka mbajtur mbledhjen e radhës
Bordi Këshillëdhënës Industrial i Fakultetit të Edukimit të enjten ka mbajtur mbledhjen e radhës. Takimi u mbajt në bazë të agjendës: Participimi i përfaqësueseve të punëdhënësve në BKI; Mundësia e mbajtjes së ligjëratave të hapura me studentë me të ftuar nga BKI; Diskutimi për mundësinë e organizimit të përbashkët të punëtorive-workshop në interes të industrisë; Mundësia e organizimit të ligjëratave apo tryezave diskutuese. Participimi i përfaqësuesve të BKI-së në organizimin e aktiviteteve jashtë kurrikulare të studentëve dhe Identifikimi i temave për hulumtim nga profesorët dhe studentët. Diskutimi ishte mjaftë përmbajtjesore për mundësinë që të ketë rezultate konkrete nga secila temë e diskutuar. Në mbledhje u morën vesh që të organizojnë një workshop me mësimdhënës të ciklit parauniversitar, konkretisht me mësimdhënës të ciklit të ulët. Tema mbeti të finalizohet së bashku me agjendën në një mbledhje që do të mbahet së shpejti.