

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), ka vendosur për akreditimin e një programi të ri studimor të nivelit master në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), ka vendosur për akreditimin e një programi të ri studimor të nivelit master në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Programi studimor “Shkencat e Edukimit, profili Mësimdhënie dhe Kurrikulë, MA” është akredituar për tre vitet e ardhshme në mbledhje e KSHC të mbajtur më 12.08.2024, dhe do të pranohen 70 studentë në tri gjuhë: në shqip, boshnjakisht dhe turqisht.
Akreditimi i këtij programi studimor është lajm i mirë për të diplomuarit dhe studentët e kësaj njësie akademike pasi që për herë të parë në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prizrenit do të ofrohen edhe studimet e nivelit master.



