

Prof. Morina dhe Prof. Yıldırım vizitojnë Ahi Evran University, Kırşehir – Turqi në kuadër të programit Erasmus+
Prof. Asoc. Dr. Shemsi Morina dhe Prof. Asoc. Dr. Soner Yıldırım kanë marrë pjesë në një vizitë njëjavore në kuadër të programit Erasmus në Universitetin Ahi Evran në qytetin Kırşehir, Turqi.
Gjatë kësaj vizite akademike, përfaqësuesit nga të dy institucionet zhvilluan takime të rëndësishme me qëllim thellimin e bashkëpunimit ndëruniversitar. Në fokus të diskutimeve ishin mundësitë për realizimin e programeve të përbashkëta të diplomimit të dyfishtë (dual degree), shkëmbimet e stafit akademik dhe studentëve, si dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta kërkimore.
Vizita u karakterizua nga një frymë e lartë bashkëpunimi dhe vullneti për të forcuar marrëdhëniet akademike ndërmjet dy institucioneve, duke krijuar mundësi të reja për studentët dhe stafin pedagogjik në kuadër të internacionalizimit të arsimit të lartë.



