

Prof. asoc. dr. Rifat Morina pjesë e komisionit për mbrojtjen e doktoratës në Universitetin e Tiranës
Prof. asoc. dr. Rifat Morina, profesor në Fakultetin e Edukimit , mori pjesë si anëtar i komisionit për vlerësimin dhe mbrojtjen publike të disertacionit të doktoratës së MSc. Brilanda Berdica, të zhvilluar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Departamenti i Biologjisë, Universiteti i Tiranës.
Disertacioni, me titull “Të mësuarit përmes teknologjisë. Aplikimi në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Roli i saj në zhvillimin e aftësive dhe kompetencave, si dhe në performancën akademike të studentëve në kurrikulën e Biologjisë”, u realizua nën udhëheqjen shkencore të prof. asoc. dr. Gëzim Bare.
Pjesëmarrja e prof. asoc. dr. Rifat Morina në këtë komision dëshmon angazhimin e vazhdueshëm në bashkëpunimin akademik ndëruniversitar, si dhe kontributin e tij në vlerësimin e kërkimit shkencor dhe avancimin e cilësisë në arsimin e lartë.





