

U mbajt konferenca përmbyllëse eprojektit SHPRESE i Caritasit zviceran
Fakulteti i Edukimit i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, për katër vite ishte pjesë e projektit SHPRESE (Caritas Zviceran). Në këtë projekt ishin të përfshirë katër fakultete në Kosovë. Duke ofruar koordinim ndërmjet MASHTİ-t dhe drejtorive të arsimit, profesorëve, edukatoreve dhe studentëve, ky projekt ka mundësuar bashkëpunimin me të gjitha nivelet, nga niveli më i lartë e deri te edukimi dhe zhvillim i hershëm i fëmijëve. Si rezultat i këtij projekti, në Fakultetin e Edukimit është klasa e pajisur me materiale dhe mjete didaktike për studentët tanë të Edukimit Parashkollor.
Prof. Ass. Dr. Serdan Kervan, në konferencën përmbyllëse të Projektit SHPRESE e përfaqësoi Fakultetin e Edukimit. Ajo me këtë rast e falënderoi Caritas Zviceran për involvimin e Fakultetit tonë në projekte të tilla të mëdha, duke shpresuar që bashkëpunimi do të jetë i vazhdueshëm.