

U mbajt punëtoria e parë në kuadër të projektit “Bridging Cultures” në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Më 13 nëntor 2025, në Fakultetin e Edukimit u mbajt punëtoria e parë e projektit “Bridging Cultures: Intercultural Communication at University ‘Ukshin Hoti’ Prizren in Kosovo”, i mbështetur nga programi SHER – Social Dimension Small Grants Scheme.
Qëllimi i aktivitetit ishte nxitja e komunikimit ndërkulturor, bashkëpunimit ndërmjet studentëve dhe krijimi i një ambienti gjithëpërfshirës akademik. Ngjarja shënon hapin e parë drejt organizimit të një serie punëtorish që synojnë forcimin e ndërveprimit dhe mirëkuptimit në Universitetin e Prizrenit.





