

U mbajt workshopi i dytë për studentët tutorë në Fakultetin e Edukimit
Në Fakultetin e Edukimit u mbajt workshopi i dytë për studentët tutorë në kuadër të projektit “Bridging Cultures: Intercultural Communication at University ‘Ukshin Hoti’ Prizren in Kosovo”, i financuar nga SHER – Social Dimension Small Grants Scheme dhe mbështetur nga WUS Austria.
Workshopi u facilitua nga Prof. Asst. Dr. Jasmin Jusufi dhe u fokusua në zhvillimin e aftësive të komunikimit ndërkulturor, facilitimit të diskutimeve dhe mbështetjes së studentëve në një mjedis multikulturor universitar.
Gjatë workshopit, studentët u angazhuan në aktivitete interaktive, diskutime në grupe dhe ushtrime praktike lidhur me rolin e studentëve tutorë në promovimin e përfshirjes, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërmjet studentëve nga komunitete dhe kultura të ndryshme.





