

U organizua konferenca përmbyllëse e projektit: “Bridging Cultures: Intercultural Communication at University ‘Ukshin Hoti’ Prizren in Kosovo”
Në Fakultetin e Edukimit është organizuar konferenca përmbyllëse e projektit “Bridging Cultures: Intercultural Communication at University ‘Ukshin Hoti’ Prizren in Kosovo”, i realizuar në kuadër të programit SHER – Social Dimension Small Grants Scheme.
Konferenca mblodhi studentë, staf akademik, trajnerë dhe pjesëmarrës të aktiviteteve të zhvilluara gjatë implementimit të projektit. Gjatë ngjarjes u prezantuan aktivitetet dhe rezultatet kryesore të projektit, të cilat kishin për fokus promovimin e komunikimit ndërkulturor, përfshirjes, shumëgjuhësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet studentëve dhe stafit akademik.
Në kuadër të konferencës u shpërndanë certifikata për pjesëmarrësit e punëtorive dhe aktiviteteve të mentorimit, ndërsa të pranishmit ndanë përvojat dhe përshtypjet e tyre nga aktivitetet e realizuara gjatë projektit.
Projekti është koordinuar nga Asst. Prof. Dr. Jasmin Jusufi dhe është mbështetur nga programi SHER – Sustainable Higher Education and Research in Kosovo.



