

Universiteti organizoi ceremoni me rastin e pensionimit të Prof. Asoc. Dr. Ragip Gjoshi
Në Vlerësim për kontributin e Prof.asoc.dr. Ragip Gjoshi, me rastin e pensionimit dhe punës së çmuar në shërbim të sistemit arsimor në Kosovë, dhe kontributin e dhënë në dekadën e mbijetesës së shkollës shqipe, dhe për rezultatin e sukseset shumëvjeçare në të gjitha nivelet e sistemit të arsimit të Kosovës dhe në edukimin e brezave të tërë në periudha të ndryshme të vështira për fatet e vendit, u mbajt manifestimin i organizuar nga Këshilli i Fakultetit të Edukimit në bashkëpunim me Parlamentin Studentor të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” . Me këtë rast, përveç drejtuesve të Universitetit dhe miqve të profesorit e studentëve mori pjesë i gjithë personeli akademik dhe administrativ. Me këtë rast mirënjohje ndau Rektorati, Fakulteti i Edukimit dhe Parlamenti Studentor. Në fund u shfaqe edhe dokumentari: ”Një jetë e tërë në shërbim të shkronjave shqipe dhe në udhën e lirisë…”-dedikuar veprimtarisë së profesorit që po pensionohet.
Me këtë rast nga një fjalë rasti mbajtën zv. Rektorja Prof. Asoc. Dr. Albana Plakiqi Milaimi, ish-Ministri i Arsimit Prof. Dr. Ramë Buja, ish-Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtin” Prof. Dr. Ibrahim Gashi dhe Kryetari i Parlamentit Studentor Fatlind Tredhaku. Ata e vlerësuan lartë kontributin e tij për arsimin por edhe për çlirimin e vendit.
Në vijim po e japim fjalimin e plotë të zv. Rektores Plakiqi-Milaimi.
I dashuri e shumë i nderuari profesor Ragip Gjoshi,
Shumë i respektuar ish-ministër i arsimit prof.dr. Ramë Buja,
I nderuar ish-rektor i UP-së profesor Ibrahim Gashi,
Të respektuar prorektorë e dekanë,
Profesor e studentë të dashur,
Të respektuar të pranishëm,familjarë e miq ,ish-kolegë e ish-bashkëluftëtarë të profesor Gjoshit
Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë, që sot, para jush, në emër të studentëve, pedagogëve dhe punëtorëve të administratës së Universitetit të Prizrenit”Ukshin Hoti” t’i them disa fjalë, me rastin e pensionimit të pedagogut shumë vjeçar, kolegut tonë të nderuar, një personalitet me peshë në arsimin kombëtar, në përpjekjet për liri dhe në fushën e shkencës, Prof.asoc.dr Ragip Gjoshi.
Kjo është një ngjarje e veçantë jo veç në jetën e profesor Gjoshit, por edhe për ne si tempulli më i lartë i dijes e përjetojmë si një ngjarje që shënon rritën e arsimit shqip në Kosovën e pasluftës. Jam i bindur se pensionimi juaj profesor Ragip është edhe një motivim më tepër për ne personelin akademik të Universitetit të Prizrenit, që të ndjekim shëmbëlltyrën tuaj profesionale dhe kombëtare dhe ta kemi motiv gjatë misionit dhe shërbimit tonë edukativ, arsimor e shkencor …
Për Ju pensionimi është veç një moment i përmbylljes së gjysmëshekullit tuaj në udhën e dijes dhe jo dhe akt që përmbyllë ciklin e marrëdhënies së punës suaj të çmuar akademike! Ky moment për Ju dhe për ne është rast i mirë që të hedhim një vështrim retrospektiv ecjeve tuaja dhe kontributit tuaj në udhën e shkronjave shqipe dhe në udhën e përpjekjeve për çlirim e shtet ndërtim.
Të shkruash dhe të flasësh për biografinë e mësuesve, cilët japin maksimumin dhe çdo gjë nga vetja nuk mjaftojnë as letrat as orë të tëra. Mirëpo sot, me lejoni që të japim një vlerësim të lartë kontributit të punës arsimore, sidomos dekadës së mbijetesës së shkollës shqipe ,kontributit tuaj në çlirimin e vendit dhe përvojës tuaj të bartur tek brezi më i ri.
Profesori Ragip ka kaluar shumë kohë nëpër institucionet e arsimit të Kosovës, si mësues, arsimtar,drejtor shkolle,,ushtar lirie, pjestar i TMK-së, drejtues i institucioneve komunale, gazetar, redaktor revistash, këshilltar dhe zëdhënës i ministrit të arsimit, profesor universitar në disa universitete dhe së fundi për shtatë vite në Universitetin tonë-përherë i përkushtuar dhe me vision bashkëkohor në mësimdhënie…Universiteti e njeh atë si punëtor të madh, si principiel, preciz e mbi të gjitha si pedagog shumë i mirë, i cili ka nxjerrë shumë gjenerata.
Udha jetësore profesor Ragipit dhe shtegtimet r tij janë pasqyrim i rrugës së gjatë e të mundimshme, plot vuajtje dhe sakrifica të gjithë historisë më të re të popullit tone dhe të arsimit dhe shkrimit shqip … Vlerësimi i përmasave të udhës tuaj edukative, arsimore dhe shkencore janë të lidhura me rrugëtimin e arsimit në gjuhën shqipe në Kosovës ,sepse janë gati 50 vite shtegtimi shumë të gjatë e të gjerë. Udha e juaj e shkronjave shqipe është një histori, siç është vetë historia e popullit tone…është një veprimtari që me rrezatim që shtrihet në fushën e mësimdhënies, menaxhimit të arsimit, mbijetesës së shkollës shqipe ,çlirimit të vendit, ndërtimit të shtetësisë ,pra kontributi juaj është shumëdimensional dhe pasqyron gjerësisht gjithë përpjekjet për të formuar e për të ngritur vetëdijen kombëtare.
Të nderuar të pranishëm,
Intelektualin e ri Ragip Gjoshi që atëbotë bënte hapat e pare në shkencë, në krijimtarinë letrare dhe arsimore, përherë si hije e kishte ndjekë një politikë ndëshkuese serbe e ndihmuar edhe nga verbëria politike e disa kuadrove shqiptare…Mirëpo,a i asnjëherë nuk u ndalë, kudo dhe kurdo gjatë rrugëtimit të tij profesor Ragipi ishte në ballë të kundërvënies së, kundërshtimit dhe qëndresës e rezistencës të sistemi politik që tashmë ka perënduar. Filluar nga kundërshtimi i përmbajtjeve programore të shkollës shqipe, teksteve e mjeteve mësimore, për të vijuar me kundërshtimin e harresës së përmbajtjeve kombëtare, në lëndë të gjuha shqipe, historia kombëtare, gjeografia, kultura e muzikore.
Edhe kur Serbia mësyu të asgjësojë në çdo pikëpamje pozitën statusore që kishte disa përmbajtje shtetësie për Kosovën, sërish profesor Ragipi ishte në ballë të kundërshtimeve. Janë të njohura e të botuara 14 pikat e profesorit në një letër publike., në të cilat ai kundërshtonte publikisht ndryshimet e dhunshme kushtetuese, se gjoja se “me ato pak ndryshime kushtetuese në strukturën kushtetuese të Serbisë, Kosova nuk humb asgjë!”
Profesor Ragipi i dinte udhët e ikjes nga Kosova, por ai kishte këmbëngulë që të vazhdoi qëndresën…Historia e familjes e kishte trandur nga thellësia e shpirtit që të qëndroi…Kur politika shoviniste serbe ishte vërsulur edhe mbi monumentet e figurave kombëtare, ai mori nismën e ngritjes së Bustit të atdhetarit Luigj Gurakuqi, ku në një manifestim popullor përuroi këtë monument si dokumentim i rezistencës së drejtpërdrejt! Mirëpo, këto masa ndikuan në hegjemonizmin tonë kombëtar, përkundër dhunës dhe represionit serb, shkolla shqipe mbijetoi…
Të nderuar të pranishëm,
Profesori Ragip ka kaluar nëpër të gjitha shkallët e zhvillimit dhe ngritjes së arsimit shqip në Kosovë. Këtë më së miri e dëshmon kjo ceremoni e pensionimit. Jeta ka ligjet e veta dhe vitet ecin, ato e bëjnë punën e tyre pavarësisht emocioneve tona personale.
Profesor, ne u jemi mirënjohës gjithë jetën sepse i keni dhënë shumë arsimit shqip dhe çlirimit të Kosovës. Do të jesh një shembull i punës dhe profesionit me qëndrime të denja dhe atdhedashurie.
Unë ju urojë shëndet dhe jetë të gjatë. Ju urojë lumturi bashkë me familjen. Uroj, që me dijen dhe përvojën tuaj të kontribuoni edhe në jetën pas pensionit, edhe Tempulli jonë i dijes ika dyert e hapura për ju edhe në vazhdim dhe aty ku mund të jeni të dobishëm edhe më tej për shtetin, shoqërinë dhe familjen.
Fillimviti 1998 paralajmëroi se pranvera, vera dhe gjithë ky vit do të jetë me rreziqe e sakrifica. Zëri i pushkëve habertare të komandantit legjendar Adem Jashari dhe zëri i pushkëve nga zonat e luftës të kontrolluara nga UÇK-ja jehuan thekshëm në ndërgjegjen kombëtare të drejtorit të shkollës së Flamurasit Ragip Gjoshin, i cili lë karrigen e drejtorit dhe rrëmben armët e lirisë. Dhe mësynë rreshtimin e tij në orët e para në radhët e UÇK-së – Forca më meritore për çlirimin e Kosovës nga okupimi 104 vjeçar serb!
Në fund, po shpalosim rritën shkencore, krijimtarinë dhe rritën akademike të Profesor Ragipit. Ai ka mbaruar shkollën e mesme Normale në Prishtinë ,ka mbaruar dy Fakultete, dy masterë dhe është i doktoruar në dy fusha të shkencës, në Gjuhësi dhe Ekonomi-administrim publik. Ai ,pas një kontributi të pa shoq në mësimdhënien – do të mbetet model në këtë tempull të dijes dhe në botën e shkencës e kërkimeve shkencore. Ai krahas dhjetëra shkrimeve shkencore ,të botuara në platformat më kredibile dhe krahas pjesëmarrjes në dhjetëra Kongrese e Simpoziume shkencore ndërkombëtare, ka lënë dhe një opus të çmuar të botimeve, ka të botuara 16 libra dhe monografi edhe libra universitar e libra shkencor.
Faleminderit profesor Ragip Gjoshi!