Misioni i Programit Fillor
Misioni i programit fillor është në përputhje me misionin e njësisë akademike (Aneksi 2.1.1), përkatësisht të Fakultetit të Edukimit. Programi Fillor, është i orientuar në ofrimin e mësimdhënies cilësore, nëpërmjet zbatimit të metodave interaktive, me qëllim të paisjes së studentëve me kompetencat e nevojshme dhe të domosdoshme për ndryshimet që po ndodhin në kohën e inovacionit në fushën e arsimit. Programi Fillor, ofron mundësi për arritjen e nivelit të lartë të dijes akademike, kompetencave dhe njohurive të aplikuara për studentë, përmes kurseve nga fusha e komunikimit, matematikës, pedagogjisë, psikologjisë, shkencave shoqërore, shkencave natyrore, didaktikës së mësimdhënies dhe mësimnxënies, praktikës pedagogjike, shkathtësive të IT, me qëllim të ndërtimit të karrierës së tyre profesionale në edukim fillor, me qëllim të ndërtimit të një shoqërie me vlera kulturore, gjithëpërfshirëse dhe qytetarisë demokratike. Programi Fillor është i akredituar nga viti 2010, me përjashtim të vitit 2024, vit në të cilin nuk i jemi nënshtruar procesit të riakreditimit. Programi i përcjell kërkesat e tregut, prioritetet e Planit Strategjik të Universitetit dhe të Fakultetit të Edukimit, Strategjinë e Arsimit të Lartë të Republikës së Kosovës, si dhe trendët Evropiane dhe botërore të arsimit të lartë. Për të qenë një program i orientuar drejt kërkesës së tregut, në baza vjetore merren parasysh rekomandimet e palëve të interesit, studentëve dhe Bordit Këshillëdhënës Industrial (Aneksi 2.1.2), i cili funksionon mbështëtetur në Rregulloren për themelimin dhe parimet e funksionimit të bordit këshillëdhënës industrial të njësive akademike të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren. (Aneksi 2.1.3),
Rezultatet e të nxënit të programit të studimit:
- Identifikojnë dhe analizojnë teoritë kryesore të mësimdhënies dhe të nxënit, duke i aplikuar ato në praktikën e arsimit fillor.
- Demonstrojnë një kuptim të thellë të kurrikulës kombëtare për arsimin fillor, duke identifikuar mënyra për t’ia përshtatur atë nevojave të nxënësve.
- Shpjegojnë konceptet themelore të zhvillimit të fëmijëve, duke përfshirë aspektet kognitive, emocionale dhe sociale.
- Planifikojnë dhe hartojnë një orë mësimore, duke përfshirë objektiva të qarta, aktivitete të angazhuara dhe strategji vlerësimi si dhe duke përdorur metoda mësimore interaktive dhe gjithëpërfshirëse, për t’iu përshtatur stileve të ndryshme të të nxënit të nxënësve.
- Zgjidhin situata të vështira gjatë mësimdhënies, duke përdorur teknika efektive të menaxhimit të klasës.
- Integrojnë teknologjinë në procesin mësimor, duke përdorur mjete digjitale për të rritur angazhimin dhe mësimin e nxënësve.
- Hartojnë dhe përdorin instrumente të ndryshme vlerësimi, si teste, pyetësorë dhe portofola të nxënësve, për të matur arritjet e tyre, duke përshtatur strategjitë bazuar në nevojat e nxënësve. Reflektojnë mbi performancën e tyre profesionale, duke identifikuar pikat e forta dhe ato që duhen përmirësuar.
- Zhvillojnë një qëndrim etik dhe profesional në raport me nxënësit, kolegët dhe prindërit, duke respektuar diversitetin dhe barazinë.
- Angazhohen për të promovuar mësimin gjithëpërfshirës, duke përfshirë studentët (nxënësit) me nevoja të veçanta arsimore në procesin mësimor.
- Zhvillojnë vetëbesim dhe pasion për mësimdhënien, duke demonstruar motivim për të ndihmuar nxënësit në zhvillimin e tyre të plotë.
- Tregojnë aftësinë për të punuar në mënyrë të pavarur dhe bashkëpunuese
- Shpjegojnë dhe krahasojnë fenomenet si dhe konceptet teorike në të mësuarit e nxënësve dhe fushës së edukimit;
- Përvetësojnë njohuritë, aftësitë dhe shkathtësitë në mësimdhënie dhe mësimnxënie bashkëkohore;
- Planifikojnë përmbajtjet ndërdisiplinare të arsimit gjithëpërfshirës në procesin e zbatimit cilësot të planit dhe programit, duke i dhënë mundësi të barabarta secilit nxënës;
- Planifikojnë, implementojnë dhe vlerësojnë procesin e mësimdhënies sipas planifikimit të bazuar në KKK;
- Planifikojnë dhe zbatojnë instrumente të ndryshme për vlerësimin e njohurive të nxënësve, bazuar në kompetenca;
- Integrojnë teknologjinë mësimore dhe digjitale në procesin e mësimdhënies dhe të nxënit
- Përshtatin mësimdhënien e tyre stileve të nxënit, inteligjencave dhe diferencave tjera të nxënësve në procesin e të nxënit;
- Zbatojnë njohuritë dhe shkathtësitë në përdorimin e metodologjive të ndryshme të mësimdhënies, përmes praktikave profesionale në institucionet shkollore;
- Demonstrojnë qasje të ndryshme të bashkëpunimit shkollë, familje dhe komunitet;
- Demonstrojnë të kuptuarit e sistemit të vlerave, që synohen të arrihen përmes mësimdhënies në sistemin e arsimit parauniversitar në Kosovë.

