

Vizitë studimore në stacionin fushor të ITP-së në Prizren
Studentët e Fakultetit të Edukimit, drejtimi Parafillor (viti i 2-të dhe i 3-të) të udhëhequr nga Prof. Asoc. Dr. Rifat Morina, zhvilluan një vizitë në stacionin fushor të ITP-së në Prizren. Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me koleksionin e faunës, të vëzhgojnë zogjtë në ambientin natyror, si dhe të mësojnë për habitatet dhe sjelljet e tyre.
Pjesë e rëndësishme e aktivitetit ishte edhe demonstrimi i metodave të mbledhjes së insekteve, duke theksuar rëndësinë e edukimit mjedisor për ruajtjen e biodiversitetit dhe mbrojtjen e natyrës.
Ky aktivitet shërben si një hap i rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit për ruajtjen e mjedisit dhe krijimin e një të ardhmeje të qëndrueshme.












