

Fakulteti i Edukimit e shënoi 2 Prillin Ditën Botërore të Autizmit me vizita në Shoqatën “Autizmi” dhe Qendrën e Kujdesit Ditor PEMA në Prizren
Sot Prof. ass. dr. Pranvera Jetishi Çollaku dhe asistentja MA Besë Krasniqi PhD c. së bashku me një grup të studentëve të Programit Parashkollor, vizituan Shoqatën “Autizmi” dhe Qendrën e Kujdesit Ditor PEMA në Prizren duke u informuar nga afër me punën dhe shërbimet që ofrojnë këto qendra për fëmijët e prekur nga Autizmi. Njehëherit u diskutuan edhe mundësitë dhe kapacitetet që Fakulteti i Edukimit mund të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me Çrregullimet e Spektrit të Autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me Autizëm