

Fakulteti i Edukimit e shënoi 3 dhjetorin - Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, me një vizitë në QB “Lef Nosi” në Prizren
Sot Prof. ass. dr. Pranvera Jetishi Çollaku, Prof. ass. dr. Gjylë Totaj Salihu, dhe asistentja MA Besë Krasniqi, PhD c. , së bashku me studentet e programit parashkollor vizituan Qendrën Burimore “Lef Nosi”, duke u informuar nga afër me punën dhe shërbimet që ofron kjo qendër burimore.
Asistentja e angazhuar për lëndën Metodologji e edukimit gjithëpërfshirës, MA Besë Krasniqi, PhD c., organzoi një prezantim rreth aftësisë së kufizuar dhe historikut të trajtimit të personave me aftësi të kufizuara në aspektin ndërkombëtar si dhe në Kosovë, që nga shekulli XVIII e deri më sot.
U diskutua rreth arsimit gjithëpërfshirës, mekanizmave mbështetës për një shkollë gjithëpërfshirese, kornizës ligjore dhe rolit të Qendrave Burimore në sistemin arsimor në Kosovë.
Si përfundim, shënimi i kësaj ditë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së publikut për mbrojtjen e dinjitetit, të drejtave dhe mirëqenies së personave me aftësi të kufizuara, si dhe informimin për përfitimet që ka shoqëria në rast të përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në sfera të ndryshme të jetës, e sidomos në arsim sepse është e drejtë fundamentale e secilit person të arsimohet dhe obligim i yni si mësimdhënës të zhvillojmë potencialin e plotë të secilit fëmijë.