

Takimi iniciues mbi përgatitjen e programeve për diploma e dyfishta
Më 19 dhjetor 2022, Fakulteti i Edukimit në Universitetin ’Ukshın Hotı’’ Prizren dhe Fakulteti i Edukimit në Universitetin Pamukkale në Turqi, në kuadër të Marrëveshjes aktuale dypalëshe u mbajt takimi on-line në të cilën morën pjesë dekanët, shefat të departamenteve dhe profesorët. Diskutimet u zhvilluan në përgatitjen e programeve për diploma e dyfishta, aplikimi i programeve studiuese të përbashkët në nivel BA, Master, mentorimi i përbashkët etj.
Puna e Grupeve punuese do të fokusohet në hartimin e programeve studimore duale. Gjithashtu, është diskutuar për skemat e grandeve ndërkombëtare (dual/joint degree) për të siguruar financim për projekte ndërkombëtare të bashkëpunimit akademik për draftimin programe të përbashkëta ndërdisciplinare të studimit në Fakultetet e Edukimit.
Përveç shteteve anëtare të BE-së edhe Turqia është gjithashtu pjesë e Erasmus+, andaj qëllimi i programeve te përbashkëta dhe moblitetit akademik te studenteve dhe stafit akademik, është parimi i forcimit të stafit akademik në ekspertizën e tyre pedagogjike dhe profesionale nëpërmjet përvojës ndërkombëtare. Programet përbashkëta e mobiltetit do te kontribuojnë në zgjerimin e horizonteve dhe ndërkombëtarizimin e peizazhit arsimor të Fakultetit te Edukimit ne Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.