

U mbajt konferenca me temë: “Fuqizimi i zhvillimit të fëmijëve në vitet e hershme përmes lojës: perspektivat dhe praktikat aktuale”
Konferenca u zhvillua me një (1) panel diskutimi dhe tri (3) sesione të pasuruara me prezantime që adresojnë aspekte të ndryshme shkencore, teorike e praktike në kontekstin e lojës.
Prof. ass. dr. Serdan Kervan ishte e ftuar si pjesë e sesionin e dytë: për të diskutuar rreth temës “Zhvillimi i praktikave të lojës në fëmijërinë e hershme: planifikimi, mjedisi, materialet”
Në fund të konferencës u ndanë certifikata të pjesëmarrjes për pjesëmarrësit aktivë.
Projekti SHPRESE përkrahet nga Qeveria e Principatës së Lihtenshtajnit, Fondacioni Medicor dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).