Vizitë studimore në Parlamentin e Kosovës, Muzeun Kombëtar dhe Bibliotekën “Pjetër Bogdani.”
Sot studentët e Fakultetit të Edukimit, të Programit Fillor dhe Parashkollor, bënë vizita studimore në Parlamentin e Kosovës, Muzeun Kombëtar dhe Bibliotekën “Pjetër Bogdani.”
Gjatë vizitës në Parlament, studentët patën mundësinë ideale të shohin organizimin dhe funksionimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ndërsa nga vizita studimore në Muzeun Kombëtar, ata patën mundësinë të njihen nga afër me historinë, kulturën dhe traditat e vendit tonë.
Këto vizita u organizuan në kuadër të lëndëve Edukatë Qytetare dhe Histori Kombëtare nga Prof. ass. dr. Artan Reshani dhe Prof. ass. dr. Albulena Alidema.