

Në Fakultetin e Edukimit u mbajt punëtoria me temë “Mjedisi mësimor, materialet didaktike dhe menaxhimi i kohës dhe grupit”
Pas punëtorisë të suksesshme e cila u realizua në Fakultetin e Edukimit gjatë muajit korrik 2021, në kuadër të projektit SHPRESE, u mbajt punëtoria e dytë, me temë “Mjedisi mësimor, materialet didaktike dhe menaxhimi i kohës dhe grupit”. Punëtoria u realizua nga facilituesit: Prof. ass. dr. Fatmir Mehmeti (Fakulteti i Edukimit), Mevlude Aliu (Instituti Pedagogjik i Kosovë).
Arbnesha Mexhuani (Instituti Pedagogjik i Kosovë) Pjesëmarrës ishin: Ligjërues nga Fakulteti i Edukimit, Studentë të fakultetit të edukimit, program parashkollor, të tri komuniteteve. Në bashkëpunimin me DKA-në, kanë marr pjesë 6 edukatore nga të tri komuniteteve.